Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ditën e djeshme ku pjesëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar brutalisht dy persona në Boriznë të Krujës.

Panorama TV ka siguruar pamjet të cilat tregojnë dhunën e kryer nga pjesëtarët e fisit Rraja, që kanë dhunuar brutalisht me shkopinj bejsbolli dy të plagosurit nga fisi Maja, pranë një lokali teksa këta të fundit ishin duke pirë kafe.  Në pamjet e siguruara shihen disa persona të cilët qëllojnë vazhdimisht me shkopa bejzbolli Jashar Majën dhe Bilbil Majën, madje njëri prej agresoreve ka në dorë dhe nje pistoletë.

Filmimet janë realizohet nga vetë agresoret, të cilet levizin si autokolonë dhe me pas me shkopa bejzbolli godasin pa mëshirë pjetarët e fisit Maja, konkretisht Jashar Majën dhe Bilbil Majën.

Njëri prej të plagosurve i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet ndërsa në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vazhdojnë të ushtrojnë dhunë vazhdimisht.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane121

Kujtojmë se motivi për sherrin e rëndë ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave, pasi anëtarët e fisit Maja kanë denoncuar në polici për që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.

Ku pas denoncimeve të tyre, fisi Raja ka zgjedhur të ‘hakmerret’ ndaj tyre duke ushtruar dhe dhunën brutale. Bëhet me dije se Xhelal Rraja, vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja i cili është një nga personat e përfshirë në konflikt është edhe administratori i një guroreje.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane1211

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr. Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Dhuna fisi Rraja-Arma-goditja-borizane12111

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re