Janë publikuar pamje nga shembja e urës së këmbësorëve në rajonin perëndimor të Gujarat në Indi, ku sipas shifrave zyrtare të deritanishme, të vdekurit arrijnë në 141, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar.

Me kalimin e orëve, shpresat për të gjetur të mbijetuar zbehen.

Policia ka arrestuar nëntë persona si pjesë e hetimit të saj për një nga aksidentet më vdekjeprurëse të vendit në një dekadë.

Videoja e marrë pak para shembjes së urës tregonte një grup të rinjsh duke fotografuar ndërsa të tjerë kalamendeshin nga njëra anë në tjetrën para se të shembej në lumin poshtë, kur kabllot që e mbanin u këputën.

Ura e varur 233 metra e gjatë, e ndërtuar në vitin 1880 në lumin Machu që përshkon qytetin e Morbit, ishte e mbushur të dielën në mbrëmje me njerëz që merrnin pjesë në një festë fetare.

.Rreth 400 persona kishin blerë bileta për t’u ngjitur në urë me rastin e festës Diwali.

Rreth 35 nga viktimat ishin nën moshën 14 vjeç, sipas numrit të të vdekurve të marrë nga Reuters. Rreth 170 persona janë shpëtuar që nga mëngjesi i sotëm. //

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re