Është hera e tetë radhazi në pak javë, që qytetet e Irakut ‘përpihen’ nga stuhitë masive të rërës, duke bërë që qindra persona të shtrohen në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Që nga mesi i muajit prill, vendi është goditur nga 8 stuhi rëre, ndërsa qiellli është mbushur në një mjegull të kuqe rëre. Në disa vende, stuhia është aq e dendur saqë s’mund të shohësh më larg se disa metra.

Shumë shkolla janë mbyllur, përfshi këtu dhe mundësia për të udhëtuar me avionë. BBC ka përcjellë disa pamje nga atje, të cilat i gjeni më poshtë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re