Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Firdeus Berberi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Pogradec më 29 prill 2022, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “prishja e qetësisë publike”.

“Më datë 25.04.2022, në Pogradec, dyshohet se shtetasi Firdeuss Berberi, në bashkëpunim shokun e tij, Greis Maxhari kanë plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Johan Muçllari, djali i një biznesmeni në qytetin e Pogradecit”, thote policia.

Si rezultat i bashkëpunimit të “Interpol Tirana” me “Interpol Athina” u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

FIrdeus Berberi

ARRESTIMI

Berberi u arrestua në maj 2023 në Greqi, teksa ndodhej në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun, pasi shoqërohej shpesh me te fortin e Lushnjes.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej 25 qershorit të dy viteve më parë, për një atentat të bërë në Pogradec në bashkëpunim. Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.

Ne momentin e arrestimit të Berberit në Greqi, ne makine ishte edhe Laert Haxhiu dhe dy shqiptare te tjere, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë për “plagosje të rëndë me dashje”. Ndërsa tjetri, Juxhin Barjami 35 vjeç, rezulton të jetë kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko