Rrjeti mediak ABC News ka kërkuar falje pas transmetimit të një videoje ku pretendoheshin “sulme brutale” te ushtrisë turke ndaj kurdëve në Siri.
Videoja në fakt ishte e vitit 2017, dhe paraqiste një shfaqje armatimi në Kentaki të SHBA-ve.
Videoja e publikuar të dielën në mbrëmje u përshkrua si “Ushtria turke duke bombarduar civilët në kufirin turko-sirian.”
Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe autenticiteti i videos u zbulua.
Wojciech Pawelczyk, një hulumtues i përmbajtjes së mediave, tha se videoja është skandal mediatik dhe se paraqet mashtrim opinioni. Lidhur me “fake news-in” e ABC-së ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili e shpërndau videon në Twitter me po të njëjtin përshkrim – lajm i rremë.