Një vullkan në ishullin La Palma (ishujt Kanaria të Spanjës) ka shpërthyer këtë të dielë, pas afro 50 vitesh “qetësie”.

Tërmetet nisën që më 11 shtator, duke alarmuar autoritetet se vullkani ishte pranë riaktivizimit. “Teneguia” ndodhet pranë një parku kombëtar në pjesën jugore të ishullit.

Me shpërthimin e vullkanit, autoritetet kanë kërkuar nga njerëzit që të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundshme nga perimetri që mund të përfshihet nga llava në orët në vijim.

Disa prej banesave që ndodheshin në këmbët e vullkanit janë përfshirë tashmë nga llava, ndërsa dhjetëra njerëz janë evakuar me kohë, duke braktisur shtëpitë.

Më poshtë gjeni pamje live nga ngjarja, të përcjella nga media spanjolle dhe Reuters

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re