Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin Vlorë-Levan ku një makinë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës e për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa ende nuk jan zbuluar emrat e 2 udhëtarëve.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë ku po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re