Digjet një kamion që transportonte kartona picash nga Tirana për në Kukës në “Rrugën e Kombit” në afërsi të trarit ku bëhet pagesa.

Sipas burimeve bëhet me dije se flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të kamionit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e kamionit nuk është djegur fatmirësisht.

Dy automjete të zjarrëfikses së Kukësit janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.

Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasme e trajlerit.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa grupi hetimorë po punon për shkaqet që kanë provokuar zjarrin në mjet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko