Pamjet/ Momenti kur oficerët e BKH shoqërojnë kryebashkiakun Erion Veliaj

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot (10 shkurt) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa në pamjet shihet momenti kur oficerët e BKH e kanë shoqëruar nga ambientet e bashkisë së Tiranës.

Në momentin e shoqërimit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në zyrën e tij.

Veliaj pas arrestimit nuk u dergua në Policinë e Tiranës, por u shoqërua në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”, ku me pas do te dale edhe per mase sigurie.

“”