Shqiptarët që ndodhen në burgun e Korfuzit kanë bërë sot një protestë për të drejtat e tyre.
Ata pretendojnë se ndodhen në kushte skandaloze dhe se diskriminohen ngaqë janë shqiptarë dhe në burg nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut, si ushqim, ujë dhe të drejtat ligjore për marrjen e lejeve dhe lirimeve me kusht nga burgu.
Sipas tyre ata trajtohen ndryshe nga të burgosurit e tjerë që janë grekë të cilët sipas tyre kanë privilegje.
Në shenjë protestë një i burgosur shqiptar ka djegur qelinë e tij. Ai pas këtij veprimi është dhunuar nga gardianët dhe është kërcënuar me jetë. Pamjet tregojnë edhe kushtet e rënda të burgut të Korfuzit ku ndodhen shqiptarët.
Ata kërkojnë që ministria shqiptare e drejtësisë dhe ambasada shqiptare në Greqi të ndërhyjë për të drejtat e tyre.