Skip to content

PAMJET/ Në pritje të Sali Berishës, policia ‘blindon’ SPAK! Hera e dytë që ish-kryeministri paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Për herë të dytë ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për t’u njohur me akuzat që lidhen me dosjen Partizani.

Ndërkohë që kreu i PD pritet të mbërrijë forca të shumta policie kanë rrethuar Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë që Berisha prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në arrest shtëpie.

Më 21 tetor 2023, ndaj tij u caktua masa detyrim paraqitje, ndërsa  Jamarbër Malltezi arrest në burg. Ndërsa më 21 nëntor Malltezi u lirua nga burgu dhe ndaj tij u caktua masa arrest në shtëpi.

Dy prokurorët e çështjes janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai.

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.

“”