Nëndrejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar, Oljan Kanushi dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, kanë mbërritur mesditën e sotme në ambjentet e Kryeministrisë.
Ende nuk dihen detajet e kësaj vizite të Kanushit dhe Sejkos në kryeministri.
Oljan Kanushi mori postin e nën drejtorit të SHISH në muajin gusht të këtij viti ndërsa, vetëm disa ditë më parë dha dorëheqjen kreu i këtij isntitucioni, Helidon Bendo.
