Janë zhbllokuar tashmë pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Në dy pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë nuk gjen më protestues apo kamiona të serbëve. Po ashtu janë larguar dhe njësia speciale e policisë së Kosovës.

E gjithë zona është nën kontrollin e pjesëtarëve të KFOR, që do të qëndrojnë për disa kohë në zonë. REL ka publikuar disa pamje, teksa kamionët serbë që shërbyen si bllokadë për 13 ditë, largohen nga kufiri.

Me largimin e palëve nga kufiri, është zbatuar kësisoj pika e parë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë, dakordësim i kryer me ndërmjetësimin e BE-së. (Kliko më poshtë)

Lexo edhe: Marrëveshja për targat mes Kosovës e Serbisë, kush janë pikat e dakordësimit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re