Meksika është përballur ditët e fundit me disa përmbytje masive në zonën qendrore të vendit (Hidalgo), ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme (Akapulko), një tjetër jug perëndim, toka u shkund nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 Rihter.
Si pasojë e përmbytjeve shumë zona të banuara janë mbuluar në ujë. Media e huaj ka përcjellë pamjet.
Në qytetin e Tulas ndërkohë ka ndodhur një tragjedi e vërtetë prej përmbytjeve. Një spital u përfshi nga uji dhe humbën jetën 17 persona, shumica e të cilëve të prekur nga Covid.
Ndërkohë në orët e mbrëmjes së djeshme, një tërmet i fuqishëm shkundi banorët e zonës jug-perëndimore të vendit (Akapulko). Sipas të dhënave të deritanishme një person ka gjetur vdekjen, ndërsa nëpër rrënoja po kërkohet për të mbijetuar.