Skip to content

Pamjet nga Shkodra, dy turistë polakë ndërrojnë jetë në aksident

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë paradite në afërsi të Krye Bushatit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë dy turistë polakë.

Turistët të identifikuar si Marta e Vlodimir Makovski, 42 e 45 vjeçare, udhëtonin me një motor. Çifti është përplasur me një makinë që drejtohej nga një shqiptar.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se motori ka bërë një parakalim të gabuar, duke u përplasur ballë për ballë me automjetin.