Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në një fasoneri në qytetin e Skraparit ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar. Mësohet se një objekt biznesi është përfshirë nga flakët ndërsa pamjet e mëposhtme tregojnë flakë dhe re të mëdha tymi.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe ende nuk ka informacione se cilat janë shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Fasoneria shërben për prodhimin e këpucëve dhe nuk dihet nëse në momentin e rëies së zjarrit ka pasur punonjës brenda.

Ndërkohë, si pasojë e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur në afërsi të N/St Corovoda, për siguri, është stakuar linja 35kV Bogovë – Çorovoda 1.

Zonat pa energji janë: Çorovoda, Çepan, Gjerbres, Leshnje, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshe, Konak dhe Store/ Skrapar

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re