Një tërmet 5.7 i shkallës Rihter goditi në orët e vona të mbrëmjes në Bosnje- Hercegovinë. Lëkundjet u dëgjuan thuajse në të gjithë ballkanin, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë e Serbinë.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë qytezës së Stolac-it e si pasojë e lëkundjeve të forta disa ndërtesa atje pësuan dëmtime serioze e shembje, siç raportoi media lokale.

Fatkeqësisht një vajzë 28 vjeçare ka ndërruar jetë. Media lokale raportoi se gruaja në moshë të re mori plagë serioze pasi një masiv gurësh goditi shtëpinë e saj në Stolac. Edhe anëtarët e familjes së të ndjerës morën lëndime, por nuk u rrezikohet jeta.

“shumë godina kanë pësuar dëme të mëdha. Disa prej tyre kanë rënë duke sjellë dëme edhe tek një sërë makinash të parkuara në rrugë. Njerëzit janë në panik dhe gjithkush ka dalë nëpër rrugë.”-tha për median lokale një prej banorëve të qytezës më pranë epiqendrës së tërmetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re