Arnoldi e Artan Balla kanë mundur të fitojnë zemrën e publikut në programin e njohur të talenteve America’s Got Talent.

Dy djemtë shqiptarë, të cilët jetojnë, punojnë e studiojnë në Amerikë, kryen një performancë të vështirë në skenën e programit të njohur dhe arritën të kalojnë në stadin tjetër të shfaqjes duke marrë tre “Po” nga juria.

Juria mbeti pa fjalë kur pa dy të rinjtë të ruanin ekuilibrin në një numër mjaft të vështirë.

Arnoldi 25 vjeçar tregoi se ka mbaruar shkollën për dizajn dhe punon në arredimin e banesave, ndërsa Artani 20 vjeçar, po studion për drejtësi dhe dëshirë ka të jetë avokat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re