Dy automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.

Një prej makinave është shkrumbuar nga zjarri, ndërsa tjera është djegur pjesërisht.

Ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme tek mjeti që u shkrumbua nga flakët dhe më pas zjarri është përhapur edhe tek makina tjetër.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Sipas burimeve, pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko