Skip to content

Pamjet/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë 4 persona. Nisen drejt Spitalit të Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Thumanë, në afërsi të fshatit Derven.

Raportohet se dy automjete një Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L dhe një Opel, i cili drejtohej nga N.P janë përplasur dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet qe shkak i aksidentit te jete ndërprerja e rrugës ne mënyrë te gabuar nga Opeli, por edhe shpejtësia e madhe me te cilën udhëtonte Mitsubishi.

Katër personat e plagosur janë dërguar ne spitalin e Traumës ne Tiranë.

Ndërkohë policia ne vendngjarje po kryen veprimet për te sqaruar shkaqet e aksidentit.

“”