Ditën e djeshme aeroporti i Stambollit, një ndër më të mëdhenjë në rajon, u detyrua të mbyllej për shkak të dëborës, ndërsa i gjithë qyteti u mbulua nga bora.

Në aeroport, tavani i një ndër terminaleve për ngarkesa (kargo) kolapsoi për shkak të sasisë së dëborës. Zyrtarët turkë i thanë AFP-së, se kjo ishte hera e parë që aeroporti mbyllej qëkur u zëvendësoi aeroportin e vjetër të Stambollit, në vitin 2019.
Reshjet e dëborës ishin aq të mëdha, saqë qindra njerëz mbetën të bllokuar nëpër rrugë, duke u detyruar të braktisin edhe automjetet e tyre. Disa autostrada u kthyen në vende të stërmëdha “parkimi”, pasi automjetet s’mund të lëviznin, raportoi The Guardian.


Në Greqi po ashtu, temperaturat në Athinë shkuan deri në minus 14 gradë celcius, ndërsa një sërë aktivitetesh, biznesesh e madje edhe një seancë e parlamentit, u pezulluan. Shumë shoferë mbetën të bllokuar në rrugë, në një trafik të stërmadh, në pamundësi për të lëvizur.
“Unë dhe ime shoqe s’kemi ngrënë asgjë që prej mëngjesit. Kemi ndarë vetëm një shishe uji të vogël. Këtu gjithçka është ngrirë.”-tregoi një shoferëve të mbetur të bllokuar në Star Tv (media greke).
Kostas Lagouvardos, drejtuesi I Obsevatorit Nacional në Athinë, tregoi për median vendase se kryeqyteti nuk ka provuar një dimër të tillë që prej vitit 1968.
-
Thanassis Stavrakis/AP Photo

