Një banesë është djegur mbrëmjen e sotme si pasojë e flakëve të zjarrit.

Bëhet fjalë për një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës. Siç duket edhe nga pamjet shtëpia ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari, i cili fatmirësisht arriti të dalë jashtë në kohë, pasi zjarri u përhap me shpejtësi.

Burime paraprake dyshojnë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re