Skip to content

Pamjet shokuese/ Plagosja e 70-vjeçarit në mes të rrugës, 31-vjeçari e thirri tek makina e tij dhe e qëlloi me armë! I moshuari tentoi të fshihej, por.. Përplasja fizike mes tyre

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur 70-vjeçari Fadil Hunda, i cili u qëllua me armë nga i riu, Adil Hizdri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 18 korrikut në lagjen numër 17 në qytetin e Durrësit, ku Fadil Hunda u qëllua me dy plumba.

Romir Hunda, djali i të plagosurit, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme, është shprehur se autori ka dashur t’i marrë peng të atin. Sipas tij, ka qenë autori i cili i ka pasur borxh atyre dhe jo e kundërta siç u raportua në fillim.

70-vjeçari shihet duke ecur në rrugë dhe afrohet drejt automjetit tip fuoristradë ku ndodhej Adil Hizdri! Pas një bisede mes tyre, 31-vjeçari qëllon me plumba drejt Fadil Hundës, ndërsa ky i fundit tenton t’i shpëtojë plumbave duke u fshehur pas disa automjeteve të parkuara.

Por, i riu ka dalë nga makina dhe ka ndjekur të moshuarin për ta qëlluar. Ky i fundit ka pasur një përplasje fizike me 31-vjeçarin, dyshohet në tentativë për t’i marrë armën.

Sipas djalit të të plagosurit, autori e ka thirrur 70-vjeçarin tek makina dhe ka mbushur pistoletën duke i thënë “hip në makinë”.

Por, sipas tyre, 70-vjeçari nuk ka pranuar dhe i riu e ka qëlluar me armë.

Raportohet se autori më pas e ka ndjekur dhe e ka plagosur të Fadil Hundën, por në një përplasje fizike mes tyre ky i fundit ka arritur që t’ia marrë armën nga dora.

Adil Hizdri, i cili mësohet se është ish-ushtarak, u kap nga policia rreth 5 minuta pas ngjarjes.

“”