Besimtarët muslimanë kudo në botë, kanë festuar këtë të hënë Fitër Bajramin, moment i cili shënon mbylljen e muajit të madhërueshëm të Ramazanit e me të dhe të agjërimit.
Al Jazeera ka përcjellë disa foto të faljes së namazit, e në mesin e pamjeve ndodhet dhe Tirana. Besimtarët muslimanë nuk janë ndaluar as nga reshjet e shiut, për të mbërritur në sheshin kryesor të Tiranës e për të kryer ritet gjatë Fitër Bajramit.
Pamje ajrore nga sheshi Skënderbej në Tiranë gjatë faljes së Fitër Bajramit [Florion Goga/ Reuters]Njerëzit mblidhen jashtë xhamisë kombëtare në Kuala Lumpur, Malajzi pas faljes për Fitër Bajramin [Vincent Thian/AP Photo]Besimtarët muslimanë në Peshavar, Pakistan [Abdul Majeed/AFP]Fëmijët duke luajtur jashtë ambienteve të Xhamisë së Mbretit Abdulaziz në Riad, Arabia Sudite [Ahmad Yosri/Reuters]Besimtarët ulen nëpër anijet e transportit për të shkuar në shtëpi pas faljes së Fitër Bajramit në Daka, Bangladesh [Mohammad Ponir Hossain/Reuters]Muslimane duke falur namazin e Fitër Bajramit në Surabaja, Indonezi [Juni Kriswanto/AFP]Besimtarët duke u falur në Hagia Sophia në Stamboll [Emrah Gurel/AP Photo]Besimtarë nga Kenia, duke u falur në Nairobi [Sayyid Abdul Azim/AP Photo]Vajza në moshë të re duke bërë foto pas faljes në Xhaminë e Tajlandës në Bankok [Jack Taylor/AFP]Besimtarët duke u falur në Kan Juniz në Rripin e Gazës [Ibraheem Abu Mustafa/Reuters]Besimtarët mblidhen për t’u falur jashtë ambienteve të Xhamisë Al- Azhar në Kajro, Egjipt [Mohamed Abd el-Ghany/Reuters]Besimtarët duke u dhënë dhurata fëmijëve përballë xhamisë Al Aksa në Jeruzalem [Ahmad Gharabli/AFP]