Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë pushtuar këtë të premte thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Përgjatë vijës bregdetare, stuhitë e erës dhe rrebeshet, kanë larguar pushuesit nga plazhet. Po sjellim disa foto e video të publikuara këtë të premte në rrjetet sociale e mediat e vendit.

Video e mëposhtme u regjistrua në plazhin e Ksamilit.

Sipas meteorologëve, moti në Shqipëri do të vijojë të mbetet i paqendrueshëm. Edhe për ditën e nesërme parashikohet që të ketë stuhi ere, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm, konkretisht në vlera që nuk do t’i kalojnë 31 gradët celcius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re