Skip to content

Pamjet / Tërmeti i fortë trondit vëndin fqinjë, banorët dalin me nxitim në rrugë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm 7 kilometra nga qyteti i Napolit, në Itali.

Sipas mediave italiane, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.7 ballë dhe me epiqendër në Campi Flegrei.

Ndonëse nuk raportohet për dëme, paniku ka qenë i madh te mijëra banorë, për shkak se lëkundjet janë ndjerë tepër të forta.

Lëkundjet janë ndjerë nga Vomero në Giugliano, ndërsa ajo që ka shkaktuar tronditje ka qenë kohëzgjatja e madhe e lëkundjeve, çka ka bërë që shumë banorë të braktisin shtëpitë dhe të dalin në rrugë.