Një tornado ka goditur një qytet të banuar nga mëse 9 milionë banorë, duke sjellë momente frike për shumë qytetarë.

Të shumta kanë qenë dëmet e shkaktuara nga tornado, ndërsa në disa zona ka ikur edhe energjia elektrike.

Mediat e huaja si dhe dhjetëra video në rrjetet sociale, përcollën momentet kur tornado merr përpara pemë, makina, shtylla elektrike e shumëçka tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Kinës, në qytetin e Foshan. Sipas raportimeve të medias së huaj, nuk ka patur të lënduar në njerëz.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re