ABC News ka siguruar disa pamje nga momenti tragjik, kur tre trupat që u mbytën në Vilë-Boshtovë, janë dërguar në Urgjencën e Spitalit të Kavajës.

Babai, Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 15 vjeç, kanë humbur jetën këtë të dielë, pasi kishin zgjedhur të kalonin fundjavën në bregdetet.

Nga pamjet e siguruara vihen re fillimisht disa çaste nga bregdeti, ku një shapkë e njërit prej djemve ka mbetur e harruara në rërë.

LEXO EDHE: Babai dhe njëri prej djemve shkuan të shpëtonin djalin e mitur, si ndodhi tragjedia e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovë

Ndërsa më tej, transportimi i trupave në morg, ku do të realizohet dhe eskpertiva mjeko-ligjore.

Kujtojmë se në këtë zonë mungojnë rojet bregdetare dhe nga një vrojtim i bërë nga ABC Neës në vijën detare të Durrësit është spikatur një mungesë personeli dhe vëzhguesish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re