Matteo Mariotti, 20 vjeç, publikoi një video tronditëse disa sekonda pasi u sulmua nga një peshkaqen të premten e kaluar, duke bërë që mjekët t’i presin këmbën.

Sulmi ndaj tij ndodhi në brigjet e Queensland të Australisë, ku i riu u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë të shokut të tij, Tommaso Agostii, i cili e tërhoqi në breg dhe u përpoq ta qetësonte ndërsa ai kishte gjakderdhje të madhe.

Në video shihet 20-vjeçari i tmerruar duke bërë thirrje për ndihmë, ndërsa deti është skuqur me gjakun e tij pas kafshimit të peshkaqenit.

Mirëpo, pavarësisht prerjes së këmbës poshtë gjurit, ai është në humor të mirë, siç shihet edhe në postimin e tij në Instagram, ku falënderon të afërmit, miqtë dhe ndjekësit për mbështetjen e tyre.

 “Nuk e mendoja se do të jetoja pasi të më sulmonte ky përbindësh. Kam humbur shumë gjak dhe nuk e di se çfarë do të bëjnë me këmbën, por tani nuk ka rëndësi. Ju jeni heronjtë e mi, më dhatë forcë për të ecur përpara me mesazhet dhe telefonatat tuaja. Ëndrra ime e vetme është t’ju shoh përsëri. Më falni që nuk iu përgjigja të gjithëve, por jam shumë i lodhur dhe më dhemb koka”, ka shkruar 20-vjeçari.

Sidomos, për shokun e tij që ishte pranë tij pas sulmit të peshkaqenit, i riu ka shkruar: “Të kam borxh jetën”.

Mariotti ka qenë në Australi që nga nëntori i vitit 2022 duke studiuar biologjinë detare.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re