Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në bypassin e Fierit në afërsi të fshatit Baltez. I vdekur në vend ka mbetur një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet.

Mendohet që fillimisht kalimtari është shtypur nga një automjet e më pas është përplasur nga një tjetër makinë që nuk e ka shmangur trupin duke e ndarë atë në pjesë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re