Një ngjarje me të vërtetë e shëmtuar ka lënë gojëhapur jo pak qytetarë në Italinë fqinje, atje ku një 50 vjeçar me origjinë shqiptare sulmon fizikisht një vajzë 21 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një palestër në Peskara. Pa një motiv të kuptueshëm, 50 vjeçari qëllon me shuplakë e më pas me grushte 21 vjeçaren, e cila rrëzohet në tokë.

Në atë moment ndërhyn një djalë që po ushtrohej në palestër e tenton më kot të qetësojë 50 vjeçarin. Ky i fundit vijon të ndjekë vajzën, në orvatje për ta goditur sërish me mjete të forta.

“Dhunë e rëndë dhe e patolerueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për një burrë në moshë që rreh një vajzë të re.”-shkruan një ndër mediat italiane që ka përcjellë ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re