Një video e përcjellë në rrjetin social është bërë virale ditët e fundit, duke grumbulluar qindra mijëra klikime. Video shfaq një moment me të vërtetë dramatik, kur një burrë shpëton një vajzë të mitur, e cila kishte humbur kontrollin e biçikletës që drejtonte.

Nga pamjet e regjistruara në kamera sigurie, duket qartë se vajza po shkonte me shpejtësi e në mënyrë të pakontrolluar drejt një shtylle, derisa një burrë që ndodhej aty pranë me miqtë e tij dhe me një fëmijë, arrin ta shpëtojë adoleshenten.

Shumë qytetarë që kanë parë videon, komentuan duke shkruar se me siguri ai burrë është një baba, çka duket qartë nga instikti i tij mbrojtës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re