Ishte minuta e 65-të e ndeshjes mes Augsburg e Mainz 05, kur gjyqtari Jöllenbeck ndërpreu ndeshjen për pak momente për të respektuar një futbollist që mbante agjërim.

Moussa Niakhate, (Mainz05) u lejua të bëjë iftar, moment të cilin ai e shfrytëzoi për të pirë ujë. Pas pushimit të shkurtër, ndeshja rinisi dhe lojtari shkoi t’i japë dorën gjyqtarit për gjestin e tij domethënës.

Kjo ishte hera e parë në historinë e Bundesligës, ku ndeshja ishte ndërprerë nga një gjyqtar për të lejuar një futbollist që të mund të bëjë iftar. Ky është momenti kur gjyqtari Matthias Jöllenbeck ndërpret ndeshjen.

Ndërkohë Lutz Michael Fröhlich, drejtues i komunikimit për Komitetin Gjerman të Arbitrave tha të hënën:

 “Nuk ka asnjë udhëzim të përgjithshëm në lidhje me këtë, por sigurisht që ne mbështesim gjyqtarët tanë që lejojnë pushime të tilla për pije gjatë Ramazanit me kërkesë të lojtarëve”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re