Prej disa dekadash, njeriu ka studiuar në detaje jetesën e peshkaqenëve dhe llojeve të ndryshme të species. Më i madhi prej tyre, peshkaqeni i madh i bardhë, ka tërhequr përherë vëmendjen e studiuesve, si një ndër krijesat më predatore të oqeaneve të globit. Por edhe pse peshkaqeni i bardhë konsiderohet si mbreti i oqeaneve, në fakt një tjetër specie rezulton të jetë predatori më i fuqishëm.

Fjala është për orkat, të njohura si balenat vrasëse. Për herë të parë, një dron ka mundur të kapë në detaje momentet kur një grup orkash sulmojnë një peshkaqen të madh të bardhë. Pamjet tregojnë momentin kur orkat e kthejnë ‘përmbys’ peshkaqenin dhe nisin të ushqehen me të, derisa krijesa e frikshme nis të zhduket nga fokusi i kameras, pasi zhytet më në thellësi të oqeanit.

Pamjet janë filmuar nga Discovery dhe emisioni ‘Shark Week’, një emision i cili transmetohet prej afro 34 vitesh.

Shkëncëtarët kanë mësuar vonë se orkat vrasëse mund të sulmonin dhe të ushqeheshin me peshkaqenin, një fakt që deri më parë nuk ishte dokumentuar me pamje të qarta video.Në dijeninë e studiuesve, orkat vrasëse mbeten të vetmet specie në oqean, të cilat qëndrojnë në krye të zinxhirit ushqimor, pasi mbi ta nuk ka asnjë predator tjetër.

Klikoni këtu për videon

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re