Një vendim i rrezikshëm, por që fatmirësisht kurseu nga vdekja dy jetë, e mbase më shumë.

Media amerikane ka përcjellë së fundmi pamjet e kapura nga kamera e një aeroplani të vogël që mundi të ulej në një rrugë për makina. Piloti, i quajtur Vinsent, ndodhej në bord me vjehrrin e tij në momentin kur motori i aeroplanit pësoi defekt. Dy burrat ndodheshin në një zonë mes kodrash e malesh.

“Munda ta rindez motorin disa herë, por avioni qëndronte në fluturim për 3-5 sekonda dhe më pas merrnim për poshtë. Falë mëshirës së Zotit, pashë në të majtë dhe s’kishte veçse male e pyje, kur papritur pikasa një rrugë”-shpjegoi piloti për median amerikane.

Vinsent nis të ulë aeroplanin në rrugë dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.

I riu kishte një vit që punonte me avionët dhe më parë kishte qenë pjesë e marinsave.

“Rikujtova ushtrinë dhe nisa të vendos objektiva. Në mendje thoja duhet të shpëtoj jetën e Xhefit (vjehrri) dhe timen dhe gjithashtu kur të ulen në rrugë të mundohem që të mos shkaktoj asnjë dëm”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re