Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës. Tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter është e dyta lëkundje madhore që ka shkundur ishullin në javët e fundit.

Lëkundjet nisën rreth orës 12: 24  në det, 23 km larg Zakrosit, ndërsa një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1 u regjistrua në orën 12:36

Siç raporton media greke, duke iu referuar ekspertëve, tërmeti i sotëm i fuqishëm nuk ka lidhje me lëkundjen që ndodhi në fund të muajit shtator.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, një kishë e vogël në Sitia u shemb. Kjo është hera e dytë që një kishë e vjetër e përmasave të vogla shembet prej tërmeteve, pasi kujtojmë se muajin e kaluar kur Kreta u godit nga tërmeti i fuqishëm, një tjetër kishë u shemb. Së bashku me shembjen e kësaj të fundit, atje humbi jetën një burrë në moshë, i cili së bashku me të birin po punonte në restaurime.

Lexo edhe: Pamjet nga Kreta, tërmeti 5.8 Rihter shkund ishullin! 11 të lënduar dhe një i pajetë

Ndërkohë njerëzit, në panik prej ripërjetimit të lëkundjeve të forta, kanë dalë me shpejtësi, duke mbushur rrugët e qyteteve të Kretës.

Deri më tani media ka raportuar vetëm për dëme materiale.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re