Ditët e fundit Shqipëria është prekur nga kushte të pazakonta atmosferike, duke bërë që i ftohti të mbizotërojë në të gjithë vendin. Veçanërisht në zonat malore, ku temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Ndërkohë në Pukë, dëbora ka mbuluar gjithçka ndërsa për shkak të të ftohtit në liqenin e qytetit është krijuar një shtresë akulli që mbulon thuajse të gjithë sipërfaqen e liqenit.

Bashkia e Pukës postoi disa pamje në rrjetin social, ku shihet sesi liqeni ka ngrirë pas rënies së temperaturave në thuajse -10 gradë celcius.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re