Një grup adoleshentësh kanë arritur të shpëtojnë nga rrëzimi e me gjasë lëndimi serioz, një fëmijë 8 vjeçar, i cili kishte rrëshkitur nga ulësja e ashensorit të skive. Në momentin e fundit babai ka arritur të kapë me njërën dorë të birin e mitur, por dukshëm nuk mundet ta ngrejë sërish në ulëse.

Më poshtë, një grup adoleshentësh shohin ngjarjen dhe menjëherë u shkon ndërmend të marrin një prej barrierave plastike të skive, për ta përdorur si jastëk për të zbutur rënien e 8 vjeçarit. Lartësia e fëmijës është afro 8 metra dhe me siguri fëmija do të marrë lëndime serioze nëse rrëzohet në tokë.

Shikoni videon e publikuar nga DailyMail


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re