Ky është momenti kur oficerët e policisë së Kosovës u përballën me disa të shtëna armësh automatike.

Video është përcjellë në rrjetet sociale dhe mediat e Kosovës.

Mbi lajmet se ishte qëlluar drejt policisë, një reagim pati edhe nga Policia e Kosovës, e cila bëri me dije se asnjë oficer nuk ka mbetur i plagosur nga të shtënat.

Situata në veri të Kosovës u tensionua fill pasi grupe serbe nisën të bllokojnë rrugët drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës e Serbisë. Kujtojmë se të hënën do të duhej të hynin në fuqi dy vendime të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat e dokumentet karshi Serbisë, kur këto të fundit do të hynin në territorin e Kosovës.

Fill pas tensionimit të situatës, në Prishtinë ka patur një takim urgjent mes Kryeministrit Kurti, Presidentet Osmani e dy zv.kryeministrave, të cilët kanë takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë. Ky i fundit doli për mediat pas takimit dhe shpjegoi se kishte kërkuar nga qeveria që të shtynte për një muaj hyrjen në fuqi të reciprocitetit, një sugjerim i cili pak minuta më vonë u pranua nga qeveria e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re