Më shumë se 200 banesa janë përmbytur në Greqi nga moti i keq dhe vërshimet e furishme të ujit. Një zonë e prekur veçanërisht nga përmbytjet ka qenë ajo e Evias, e cila pak muaj më parë u përfshi nga flakët.

Dhjetëra banorë janë evakuar nga banesat e tyre për pasojë të përmbytjeve. Ekipet e shpëtimit kanë punuar përgjatë gjithë natës për të larguar banorët nga zonat e rrezikuara. Sipas këtyre të fundit, autoritetet i kanë lënë në mëshirë të fatit qytetarët.

Ndërkohë dëmet e ardhura nga shirat e dendur, sipas autoriteteve lokale, janë të pallogaritshme. Zona të tjera të prekura rëndë gjatë orëve të fundit kanë qenë Agia Anna, Achladi dhe Kotsikia.

Evi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re