Moti i keq e përmbytjet kanë përfshirë prej disa ditësh Greqinë. Në shtetin fqinj janë përcjellë dhe mjaft pamje prekëse, si kjo e një autobusi që ishte bllokuar në një nënkalim të Athinës.

Udhëtarët që ishin në autobus dolën së bashku jashtë, duke u kapur për dore, në mënyrë që askush të mos rrezikohej nga uji. Pasagjerët arritën të shpëtonin pa u lënduar.

Po për shkak të përmbytjeve, edhe nxënës të shkollave në rrethinat e Athinës janë përballur me rrezikun. Pranë daljes së shkollës janë vënë disa tavolina për të dalë nga ndërtesa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re