Këto janë pamjet dramatike që janë xhiruar ditën e djeshme në një ishull në oqeani, atje ku një vullkan nënujor shpërtheu furishëm duke mbuluar në hi të gjithë Tongën.

Pas vullkanit, në brigjet e ishullit me afro 100 mijë banorë erdhën valët e tsunamit, ndërsa deri më tani janë raportuar disa vdekje.

Shumë prej zonave të banuara në ishull kanë pësuar dëme serioze, ndërsa komunikimi mes vetë ishullin është bërë thuajse i pamundur për shkak të shpërthimit vullkanit që mbuloi me hi tokën e qiellin deri në 30 kilometra lartësi.

Media australiane ka publikuar disa video me të vërtetë shqetësuese, si kjo (më poshtë) ku dëgjohet një shpërthim i fuqishëm si rezultat i aktivitetit të vazhdueshëm të vullkanit.

Skynews përcolli pak ditë më parë një kronikë në të cilën tregohen pamje video, sesi uji ka depërtuar në të gjithë ishullin, ndërsa njerëzit kanë vrapuar në terren më të lartë, duke lënë pas gjithçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re