“Pilotit i kanë rënë të fikët e unë nuk ja kam idenë sesi të mbaj në fluturim avionin”

Këto ishin fjalët e një pasagjeri në bordin e një avioni të vogël Cessna, teksa ai kontaktoi me kullën e kontrollit. Ngjarja e pabesueshme ka ndodhur të martën e kësaj jave në Florida, siç raporton The New York Times.

Tre persona ishin në bord, përfshirë dhe pilotin. Papritur pas një ore fluturimi, këtij të fundit i bien të fikët duke bërë që avioni të bjerë në pikiatë për një moment. Një prej pasagjerëve shkoi të shikojë dhe u përball me faktin, piloti ishte pa ndjenja. Pasagjeri arrin të kontaktojë me kullën e kontrollit në Florida duke i thënë:

“Kemi një situatë serioze, piloti ynë është pa ndjenja dhe unë nuk ja kam idenë sesi të pilotoj një avion… arrij të shoh brigjet e Floridas përpara meje dhe nuk ia kam idenë se çfarë duhet të bëj.”

Për afro 10 minuta, pasagjeri foli me një kontrollor trafiku, Kristofer, i cili mundi t’i japë udhëzime të sakta se çfarë duhej të bënte. Më tutje pasagjerin e udhëzuan të tjerë kontrollorë në Palm Beach, ndërsa Robert Morgan, tregoi për median lokale eksperiencën:

“E dija se avioni po fluturonte jo normalisht dhe detyra ime ishte ta mbaja të qetë pasagjerin e ta drejtoja, t’i mësoja sesi të ulte fuqinë e të mund të ulte avionin”

Pasagjeri mund të ulë avionin për mrekulli, ndërsa në fund pyeti sërish kontrollorin:

“Jam në tokë, si fiket avioni?”

Burimi: The New York Times/ Përshtati me disa shkurtime: Shqiptarët për Shqiptarët.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re