Një akt me të vërtetë heroik për t’i shpëtuar jetën një të panjohuri. Kështu ka ndodhur në një prej autostradave të Torontos, atje ku disa të panjohur kanë mundur t’i shpëtojnë jetën një të riu që kishte humbur ndjenjat në makinë, ndërsa automjeti shpërtheu në flakë.

Gjithçka është filmuar nga një kamera e vendosur në makinën e njërit prej personave që shkuan të ndihmojnë 36 vjeçarin. Dy burrat Ben dhe Fabricio nuk ishin takuar kurrë mes tyre, por së bashku mundën të nxjerrin 36 vjeçarin, të ndihmuar edhe nga të tjerë kalimtarë që ndaluan makinat e tyre për të ardhur në ndihmë.

Fabricio u shpreh për median e huaj se me siguri 36 vjeçari do të ishte djegur i gjallë nëse ndërhyrja e tyre do të ishte vonuar veçse pak sekonda. Ndërkohë Ben, mbeti i lënduar gjatë tentativës për të thyer xhamin e shoferit me shkelma, grushte e goditje brryli.

“Duhet ta nxirrnim nga makina në ato momente, pak sekonda më pas, automjeti shpërtheu”-shpjeguan ata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re