Kryepolici Agim Basha, njëherësh pedagog në Akademinë e Rendit dhe oficer i njohur i Policisë së Shtetit, ka analizuar disa faktorë pse qytetarët e kanë humbur besimin tek forcat e rendit dhe pse kohët e fundit ka humbur respekti ndaj tyre duke degraduar deri në dhunë.

Basha pohon  se qytetarët nuk duhet të dhunojnë oficerët në detyrë edhe nëse ata shkelin rregullat ndërsa i referohet një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë ku një Policie brenda Stacionit të Policisë në Shëngjin/Lezhë.

Video që tregonte një qytetar që kishte ndaluar një patrullë policie ku dy efektivët lëviznin pa rrip sigurimi me mjetin e shërbimit u bë virale dhe pati shumë reagime në lidhje me të.

Postimi i plotë: Kjo është ngjarje që duhet analizuar. Para disa ditësh u sulmua një Oficer Policie brenda Stacionit të Policisë në Shëngjin/Lezhë. Ndërsa në këtë video një qytetar provokon një patrullë policie e cila gjendet brenda një automjeti në lëvizje. Për ata që nuk e dinë, gjatë shërbimit apo kryerjes së një detyre Policia mund të lëvizë pa e vendosur rripin e sigurimit.

Kjo bëhet që të këtë avantazh taktik për të kryer veprime të caktuara. Sidoqoftë askush nuk ka të drejtë që të ushtrojë dhunë verbale mbi Oficerët e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e tyre edhe nëse qytetari/qytetarët mendojnë se Policia po shkel rregullat. Çdo qytetar ka të drejtën dhe detyrimin të denoncojë Oficerët e Policisë, nëse mendon se ata po shkelin ligjin dhe kodin e etikës apo sjelljes. Pyetja është pse qytetarët humbin respektin dhe aq më tepër shpërfillin autoritetin e Policisë?

Një nga shkaqet është se prej vitesh sulmohet shteti sa herë që synohet të sulmohet Partia ose partitë politike në pushtet. Pra lufta ndaj pushtetit kthehet në luftë kundër shtetit. Kjo qasje i ka sjellë dëme të pallogaritshme Shtetit Shqiptar. Shkak tjetër humbja e besimit tek Policia si pasojë e performancës së saj të dobët ose e perceptimit të gabuar për Policinë si pasojë e manipulimit keqdashës të opinionit publik në dëm të Policisë.

Mund të jenë edhe të gjitha këto shkaqe së bashku si dhe të tjera si , historiku i sjelljes së Policisë me komunitetin në vijimësi, cilësia dhe shpejtësia me të cilën ju afrohet shërbimi njerëzve kur kanë nevojë për Policinë, etj. p.s.sapo lexova se dhe 3 Oficer Policie i paskan goditur/dhunuar në Vranisht/Vlorë./ faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re