Një banesë dykatëshe në Pogradec është përfshirë nga flakët.

Nga informacionet paraprake mësohet se zjarri është masiv dhe në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse.

Punonjësit e zjarrfikëses dhe policia kanë bërë evakuimin e banorëve dhe fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit e zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policise

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4 Pogradec, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. B., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, janë përfshirë dhe banesat ngjtur me banesën që ra fillimisht zjarri.

Shërbimet Policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëhere për evakuimin e banorëve dhe për shuarjen e zjarrit.

Nga rënia e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa banorët janë evakuuar të gjithë.

Vijon puna intensive për neutralizimin e përhapjes së zjarrit dhe shuarjen e plotë në banesat e përfshira nga flakët.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko