Turqia po përballet me dhjetëra zjarre masive prej disa ditësh, ndërsa këtë të shtunë numri i viktimave është rritur.

Dy punëtore të menaxhimit pyjor kanë gjetur vdekjen teksa tentonin të shuanin flakët në zonën e Antalias. Kësisoj numri i jetëve të humbura prej zjarreve shkon në 6 (duke përfshirë dhe vdekjen tragjike të të riut që pësoi aksident teksa udhëtonte me motor për t’i dhënë ujë për të pirë zjarrfikësve).

“Zoti na i pranoftë veprat” I dërgonte ujë zjarrfikësve, 25 vjeçari ndërron jetë tragjikisht

Media turke njofton se dy viktimat janë identifikuar si Erdal Tovka dhe Jashar Cinbash. Më tutje media raporton se dy punëtorë të tjerë u lënduan, por fatmirësisht arritën t’i shpëtojnë flakëve.

Zjarret në jugun e Turqisë janë aq të mëdha saqë mund të shihen lehtësisht edhe nga satelitët. Pamjet e përcjella në median e huaj tregojnë për shkallën e madhësinë e zjarreve në Turqi, ndërsa puna për të shuar flakët vijon intensivisht prej disa ditësh.

Satellite image ©2021 Maxar Technologies
Pamje satelitore nga Copernicus
Zjarri në zonën e Oymapinar / Imazh satelitor nga Maxar Technologies

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re