Një zjarr që shpërtheu në afërsi të disa bizneseve dhe një pike karburanti ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me barishte dhe ka shkaktuar ndalimin e qarkullimit të mjeteve për gati 30 minuta.
Aktualisht, ekipet e emergjencës janë angazhuar për të shuar flakët, ndërsa forcat e policisë po menaxhojnë trafikun në këtë aks, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.