Vazhdon kaosi institucional në Partinë Demokratike. Oriola Pampuri përmes një njoftimi në Facebook, në emër të Grupit Parlamentar, bën të ditura edhe disa vendime te ketij institucioni.

 

 Pampuri ka njoftuar se PD ka vendosur që Kryesia e Grupit të zhvillojë rregullisht mbledhje të përjavshme, çdo të premte.

 

Zëdhënësja e PD ka njoftuar gjithashtu edhe për vendimin e dytë për një mbledhje tjetër, jashtë rradhe për ditën e hënë, datë 9 Maj.

 

Mbledhja e ditës së hënë është lajmëruar edhe nga kryetari i partisë, Enkelejd Alibeaj ku pritet që anëtarët e grupit të propozojnë kriteret e tyre e të diskutohet për emrat që PD do të nxjerrë si kandidat për Presidentin e ri të vendit.

 

NJOFTIM SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD-së.Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi cështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:1. Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht cdo javë, ditën e premte, ora 09:15.2. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë rradhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.