Subscribe

Krahina e Kolonjës, një prej zonave më interesante të Shqipërisë, ofron këtë javë për turistët më të mirën e traditës dhe kulturës së saj. Në panairin e organizuar nga bashkia  amvisat kanë sjellë gatimet tradicionale të kësaj zone si dhe punimet e dorës. Meleqe Isa nga Erseka tregon se turistët janë kryesisht ata që blejnë gatimet që janë karakteristike për këtë zonë.

 

MELEQE ISA

 “Ketu presim turistet se turistet i pelqejne punet e dores dhe te gjitha gatimet tona“

 

“Sot kam nxjerre punedore te ndryshme te punuara me grep, qendisje, qe ne i bejme jo vetem per ti reklamuar por edhe per t ia lene mbesave e nuseve tona q eta ruajne traditen”

 

Krahas panairit bashkia ka zgjedhur të organizojë për të gjithë pushuesit një koncert dhe instrumentisti, Aleks Xhelili shpjegon përpjekjet për të ruajtur traditën e muzikës kolonjare e sazeve të kësaj treve.

 

ALEKS XHELILI

“Ne kete koncert marrin pjese kengetaret popullore bartes te folklorit, fanatike do te thoja me ne krye Bylyre Jasharin”

 

Ndërsa kryetari i bashkisë Erion Isai thekson se panairet e koncertet krijojnë një hapësirë të re për ta bërë Kolonjën tërheqëse për pushuesit.

 

ERION ISAI

KRYETAR I BASHKISE

“E nisim me femijet per te treguar vizionin q eta trashegojme historine kulturore tek femijet. Me nje panair qe e zhvillon zonen dhe I ndihmon njerezit ta ndjejne ne xhepin e tyre dhe ne ekonomine e tyre fuqine e turizmit.”

 

Gjatë këtij viti Kolonja është vizituar nga më shumë se 25.000 turistë. Në qytetin e Ersekës dhe fshatrat turistikë të njohur të zonës ka më shumë se 40 hotele, bujtina dhe shtëpi pritëse me më tepër se 600 vende akomodimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re